Kusari-Lila: Votimi në seancë është obligim, po përgatitemi që t’i drejtohemi gjykatës për mosvotimin e deputetëve

Deputetja e listës Alternativ-Guxo e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka folur sot pas dështimit të 40-të të seancës konsitutive të Kuvendit të Kosovës që sot mungoi edhe kreu i VV-së Albin Kurti për shkak të samitit ë Maqedoninë e Veriut. Kusari -Lila ka deklaruar se do të kërkojnë interpretim të ri nga Gjykata Kushtetuese për mosvotimin…

Lajme

01/07/2025 11:47

Deputetja e listës Alternativ-Guxo e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka folur sot pas dështimit të 40-të të seancës konsitutive të Kuvendit të Kosovës që sot mungoi edhe kreu i VV-së Albin Kurti për shkak të samitit ë Maqedoninë e Veriut.

Kusari -Lila ka deklaruar se do të kërkojnë interpretim të ri nga Gjykata Kushtetuese për mosvotimin nga ana e deputetëve të opozitës.

Ajo shtoi se votimi në seancë është obligim dhe se po përgatiten që t’i drejtohemi gjykatës për mosvotimin e deputetëve.

“Nuk e kemi leximin e njejtë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues, është e qartë që jo që ka sqaruar, por ka komplikuar rethanat një interpretim i tillë, ndërsa synimi i tretë është e mëse e domosdoshme edhe një adresim i gjykatës në situatën aktuale tashmë në mospjesëmarrjen në votim nga partitë opozitare. Votimi në seancë është obligim. Ne po e përgatisim që t’i drejtohemi gjykatës për mosvotimin e deputetëve opozitare për mos pjesëmarrje në votim”, tha Kusari-Lila për media.

Dehari njoftoi se propozimi mori vetëm 51 vota për, pa vota kundër dhe pa abstenim.

Seanca u mbyll për t’u mbledhur sërish të enjten në ora 11:00./Lajmi.net/