Kusari-Lila: Vdekja e Deharit, e frikshme për shoqërinë

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari ka shkruar në Facebook pas lajmit për vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Lajme

05/11/2016 21:29

Sipas saj, vdekja e Astrit Deharit është e rëndë për familjen, e rëndë për miqtë, bashkëpunëtorët dhe e frikshme për shoqërinë.

“Në këtë ngjarje tragjike ngushëlloj familjen dhe gjithë të afërmit e Astritit, Lëvizjen Vetëvendosje si dhe uroj të mos përsëritet kurrë më rast i tillë.  Rinia jonë duhet të jetë në vlugun e jetës dhe përparimit e jo në mes të dëshirimit, vuajtjes dhe deprimimit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Kusari.