Kusari-Lila pas deklaratës së Lushtakut: Kjo është mënyra e tij e komunikimit – Gratë qenkan prostituta nëse flasin fakte, burrave iu tregon grushtin
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pasi kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë për deputeten e VV-së, Adriana Matoshin se niveli i saj është “sikur ka dal nga shtëpitë publike”. Kusari-Lila ka thënë se Lushtaku e ka quajtur “prostitutë” Adriana Matoshin, e më pas ka kërkuar të kenë kujdes në atë që flasin,…
Lajme
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pasi kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka thënë për deputeten e VV-së, Adriana Matoshin se niveli i saj është “sikur ka dal nga shtëpitë publike”.
Kusari-Lila ka thënë se Lushtaku e ka quajtur “prostitutë” Adriana Matoshin, e më pas ka kërkuar të kenë kujdes në atë që flasin, për çka thotë se faktet që Matoshi i ka përmendur për shitblerjen e tokës publike, Lushtaku i ka konfirmuar më parë.
“Pra, kjo është mënyra e komunikimit të Samisë dhe kategorisë së tij: gratë qenka prostituta nëse flasin me fakte, ndërsa burrave u tregon grushtin. Nganjëherë edhe grave u tregohet grushti — vetëm se duhet të jenë “kategori tjetër””, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo ka thënë se me këtë deklaratë, Lushtaku ia ka konfirmuar edhe një mandat si deputete Adriana Matoshit.
“Nëse nuk të ka pëlqyer deri tash çka të ka thënë, prit çka do të thotë në katër vitet e ardhshme. TURP për ty!”, ka shkruar Kusari-Lila. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i saj: