Kusari-Lila-Opozitës: Imagjinoni kur t’iu dalin pamjet me dhurata për fëmijët e Radoiçiqit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë audio-incizimi që është publikuar dje ku ajo dëgjohet duke biseduar me Milan Radojçiq, terroristin serb që mori përgjegjësi edhe për sulmin e Banjskës është “fabrikim i plotë”. Gjatë seancës së Kuvendit ët Kosovës, Kusari-Lila ka paralajmëruar publikimin e disa fotografive nga përurimi i shtëpisë së Radojçiq…

Lajme

10/10/2024 12:06

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë audio-incizimi që është publikuar dje ku ajo dëgjohet duke biseduar me Milan Radojçiq, terroristin serb që mori përgjegjësi edhe për sulmin e Banjskës është “fabrikim i plotë”.

Gjatë seancës së Kuvendit ët Kosovës, Kusari-Lila ka paralajmëruar publikimin e disa fotografive nga përurimi i shtëpisë së Radojçiq e dhurata që thotë se u janë bërë fëmijëve të tij nga zyrtarë e udhëheqës.

Gjatë deklarimit të saj me tone të larta si shkak i zhurmave që po bëhen nga deputetë në Kuvend në kundërshtim me të, e ku deputeti Haki Abazi vendosi edhe një shiritin “Danger”, ajo bëri një paralajmërim duke iu drejtuar opozitës.

Derisa i kthehet deputetes së AAK-së Time Kadriaj dhe deputetit të PDK-së, Abelard  Tahiri, ajo tha “Kjo çka ka dalë dje, është fabrikim i plotë. Imagjinoni kur të dalin fotot e përurimit të shtëpisë së Radojiçiqit. Imagjinoni kur dalin dhuratat për fëmijët e Radojçiqit nga zyrtarë e udhëheqës. Imagjinoni kur dalin kush e ka vizitu e kush ka pas biznese”, ka thënë Kusari-Lila.

Sipas saj dikujt në Kuvend edhe po i mungon Lista Serbe.

“Abelard, në asnjë formë nuk po mundeni ta pasqyroni dhe atribuoni bashkëpunimin që keni pasur ju me Listën Serbe e me i barazu, prandaj po doni me bë shpifje dhe falsifikime. Aq shumë po ju mungojnë se nuk janë këtu prezent që 28 muaj me qeverinë Kurti e me këtë pozitë Lista Serbe nuk është në kuvend. Ju në pamundësi për me i pasë ata me ju ndihmu, duheni të fabrikoni dhe çka bëni, i thirrni bashkëpunëtorët dhe bashkëpronarët e Radoiçiqiqit për me ju fabriku materialin që duhet ta publikoni. Slavko Simiq prej qershorit të vitit 2022 nuk është ulur në këto ulëse. Radoiçiqi me qeverinë Kurti është i përndjekur prej Interpolit dhe Kosovës e natyrisht ai nuk ka shanse të kthehet në Kosovë, asnjëherë, vetëm duarlidhur.Kur po flisni për këto bashkëpunime ju kujtoje Time Kadrijaj pjesa e qeverisë në të cilën ke qenë ti, ka qëndruar në kuvend 7 orë e ka pritur Listën Serbe për me ardh prej Beogradit me t’i jep votat që Haradinaj të bëhet kryeministër. Kjo nuk ka ndodh me qeverinë Kurti”, deklaroi ajo./Lajmi.net/