Kusari – Lila ngrit debatin në një nivel tjetër, i drejtohet botës demokratike: Si do t’ia bënit nëse pamjet në veri do të ishin në vendin tuaj?
Duket se debati me vendorë nuk po i pëlqen. Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila sonte i është drejtuar botës demokratike. Përderisa në një cicërimë në rrjetin social “Twitter” publikoi pamje të agresionit të protestuesve serbë në veri, pyeti ndërkombëtarët çka nëse situata të tilla do të paraqiteshin në vendin e…

Lajme
Duket se debati me vendorë nuk po i pëlqen. Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila sonte i është drejtuar botës demokratike.
Përderisa në një cicërimë në rrjetin social “Twitter” publikoi pamje të agresionit të protestuesve serbë në veri, pyeti ndërkombëtarët çka nëse situata të tilla do të paraqiteshin në vendin e tyre, si do të vepronin, përcjell lajmi.net.
Madje, ajo pyeti nëse do ta mbyllnin njërin sy dhe do të shikonin nga ana tjetër.
“A mundet dikush nga bota demokratike, ju lutemi të na tregoni neve në Kosovë se si do t’i trajtonit këta njerëz nëse do të jetonin në vendin tuaj? A do ta mbyllnit njërin sy dhe do të shikonit nga ana tjetër, apo do të zbatonit sundimin e ligjit dhe do të siguroheni që ata të trajtohen prej tij?!”, ka shkruar Kusari-Lila.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Can someone from the democratic world, please tell us in #Kosova how would you approach these people if they were living in your country? Would you keep a blind eye & look the other way, or you would apply rule of law & make sure they’re treated by it?! pic.twitter.com/cJLxde2ZQE
— Mimoza Kusari ???? (@mimozakusari) June 3, 2023