Kusari-Lila: Miratohet ligji për masat e përkohshme për produktet themelore, falënderon deputetët
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas miratimit në Kuvend të Ligjit për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka bërë të ditur se ligji është miratuar me 63 vota për, asnjë kundër dhe…
Lajme
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas miratimit në Kuvend të Ligjit për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo ka bërë të ditur se ligji është miratuar me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
“Me 63 vota PËR, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, u miratua Ligji për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Falënderoj deputetët e Kuvendit për mbështetjen dhe mirëpres fillimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij ligji”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, miratimi i këtij ligji përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të stabilizimit të tregut dhe garantimit të furnizimit me produkte bazë në situata të veçanta të paqëndrueshmërisë së çmimeve. /Lajmi.net/