Kusari-Lila: Kushtetuesja tha se konstituimi është detyrim, koha e mospjesëmarrjes në votim mbaroi

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në thelb rithekson se konstituimi i kuvendit nuk është çështje e vullnetit politik, por detyrim kushtetues. Sipas Kusari-Lilës, çdo vonesë e mëtejme përbën shkelje të drejtpërdrejtë të nenit 66 të Kushtetutës. “Interpretimet e partive opozitare se gjoja është hedhur poshtë votimi i fshehtë…

Lajme

26/06/2025 23:51

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në thelb rithekson se konstituimi i kuvendit nuk është çështje e vullnetit politik, por detyrim kushtetues.

Sipas Kusari-Lilës, çdo vonesë e mëtejme përbën shkelje të drejtpërdrejtë të nenit 66 të Kushtetutës.

“Interpretimet e partive opozitare se gjoja është hedhur poshtë votimi i fshehtë nga Gjykata Kushtetuese  edhe sikur të ishin të sakta (e nuk janë)  nuk e justifikojnë mungesën në votimin e hapur për Komisionin zgjedhor. Ai votim është i hapur dhe, sipas vendimit të Gjykatës, pjesëmarrja në votim është obligim kushtetues”.

“Andaj, të nderuar deputetë: mos vazhdoni me shkelje të Kushtetutës, por merrni pjesë në votim. Nesër, në ora 11:00, ne do të jemi aty të gatshëm për votim dhe përmbyllje të seancës konstituive”, tha Kusari-Lila.

Tutje, ajo tha se koha e mospjesëmarrjes në votim mbaroi dhe tash është koha për votim dhe përgjegjësi serioze ndaj Kosovës dhe Kushtetutës së saj.