Kusari-Lila: Kryesia e Kuvendit do të duhej të miratonte agjendën e kësaj seance, ftoj deputetët që kanë bojkotuar këtë seancë t’i thërrasin përgjegjësisë

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka dal sot para Kuvendit të Kosovës duke thënë se sot kryesia e Kuvendit të Kosovës do të duhej të miratonte agjendën e kësaj seance. Ajo ka thënë se rrethanat në të cilat gjendet vendi, janë të paparishkueshme në raport me një pjesë të fondeve të…

Lajme

19/11/2025 11:52

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila ka dal sot para Kuvendit të Kosovës duke thënë se sot kryesia e Kuvendit të Kosovës do të duhej të miratonte agjendën e kësaj seance.

Ajo ka thënë se rrethanat në të cilat gjendet vendi, janë të paparishkueshme në raport me një pjesë të fondeve të dedikuara me vendin.

“Ajo që është e rëndësishme është të marrrim përgjegjësinë për detyrën e deputetit që kemi, ta ushtrojmë atë me nder dhe gjithashtu edhe me obligimin që qytetarët e këtij vendi na kanë dhënë. Më e lehta është që të abstenohet ose të mos vihet fare, siç kanë bërë përfaqësuesit e PDK-së,  LDK-së, AAK-së, Nisma Socialdemokrate dhe një grup tjetër parlamentar. Megjithatë ajo nuk i arsyeton dhe nuk iu heq përgjegjësinë që e kanë për formimin e komisioneve parlamentare. agjenda e ditës së sotme përjashto buxhetin për vitin 2026 që është buxhet i propozuar nga Qeveria e cila sipas ligjit për buxhetin dhe atij për Qeverinë, nuk e përjashton mundësinë që të prezantoj Qeveria në detyrë të gjitha pikat tjer ajanë pika të detyrës dhe përgjegjësive të deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Kusari Lila.

Ajo ka thënë se formimi i komisioneve parlamentare nuk bëhet me propozimin e Qeverisë, por mes grupeve parlamentare.

“Çka duhet për të vazhduar me mbarëvajtjen dhe pikave të agjendës së kësaj seance, janë formimi i katër komisionve të përhershme parlamentare të cilat përcaktohen me radhë, e para zgjedh VV, e dyta PDK, e treta LDK dhe kështu me radhë. Kështu konstituohet deri në fund të komisioneve të përhershme parlamentare.  Pas formimit të tyre, vie me radhë shqyrtimi i pikave të rendit të ditës. Kush jemi ne në këtë periudhë të këtij viti, t’iu mohojmë të drejtën qytetarëve të Republikës për fonde të drejtpërdrejta buxhetore, të cilat humben në muajin dhjetor. Plani i rritjes, pika e radhës pas formimit të komisioneve parlamentare nga BE, ka afat skadence në të cilin në dhjetor të vitit 2025 nuk miratohet 10% nga 880 milionë euro, humben dhe janë pa kthim. Nuk mund të kthehen edhe nëse zgjeedhjet mbahen më 21 apo 28 dhjetor, apo në pranverë, këto mjete humben. Humbet mundësia për të investuar drejtpërdrejt në politika zhvillimore, në agjendën e gjelbërt në planin e rritjes së vendit tonë. Kush jemi në t’iu mohojmë të drejtën e 20 milionë eurove të tjera edhe me marrëveshjet me bankën botërore, 200 milionë euro është vlera e mbështetjes buxhetore, 100 milionë euro nga një projekt tjetër i Bankës Botërore, skadencën e ka në mars të vitit 2026”, ka thënë Kusari Lila.

Ajo ka përmendur se puëntorët e RTK-së janë pa pagat e muajit tetor, dhe për këtë i ka lënë përgjegjësinë deputetëve që nuk morën pjesë në seance.

“E vetmja mundësi për disbursim të mjeteve të RTK-së është me miratim të raportit në Kuvendin e Kosovës dhe kjo bëhet përmes komisionit të përhershëm për buxhet dhe financa, dhe këta nuk janë këtu dhe kjo seancë duht të vazhdoj deri kur ata të binden të jenë këtu të votojnë”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se edhe për buxhetin e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut nuk mund të bëhet zgjidhje tjetër pos votimit në Kuvend, për çka ka thënë se diskutimet përmes Prokurorisë apo Gjykatave janë “farsë” e Komunës së Prishtinës.

“I ftoj të gjitha grupet parlamentare që nuk janë prezente, të thërrasin ndërgjegjës dhe përgjegjësisë që e kanë. Mos iu mohoni qytetarëve të drejtën. Nuk janë fonde që mund të kthehen, janë fonde që humben. Pa këto miratime do të humben fondet por edhe një pjesë e përgjegjësisë suaj që keni për qytetarët”, ka thënë Kusari-Lila. /Lajmi.net/