Kusari-Lila flet për pasojat ligjore: 120 deputetëve edhe mund t’u merren mandatet
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari -Lila është deklaruar para nisjes së seancës së 43-të me radhë. Kusari-Lila deklaroi ndër të tjerash se nga partitë opozitare siç iu referohet ajo nuk duan që të bëjnë zgjidhje, pasi as nuk votojnë për propozimet që u dhanë nga Vetëvendosje. “Përtej votimit që po e bëjmë në…

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari -Lila është deklaruar para nisjes së seancës së 43-të me radhë.
Kusari-Lila deklaroi ndër të tjerash se nga partitë opozitare siç iu referohet ajo nuk duan që të bëjnë zgjidhje, pasi as nuk votojnë për propozimet që u dhanë nga Vetëvendosje.
“Përtej votimit që po e bëjmë në seancë reflektim tjetër se di cili mund të jetë për shkak se krejt çka pritet nga ne është votimi, e s‘po kemi proces të votimit.Votimi në seancë konstituive është obligim kushtetues dhe s’është përzgjedhje. E dyta në vazhdimësi është munduar që t’i jepet përshtypje që Gjykata ka evidentuar shkelje, e s’është kështu sepse ka tregu se asnjëra formë e votimit nuk është e përjashtuar apo nuk e mbivlerëson formën tjetër.Prej fillimit kom insistu publikisht që në rast se nga partitë opozitare nuk pajtohen me mënyrën e votimit të fshehtë të marrin pjesë dhe të rrëzojnë komisionin, gjë që s’e kanë bërë.Nuk e di cili është argumentimi pas 43 përpjekjeve për këtë komision, vazhdimisht argumentohet e njëjta”,tha Kusari Lila, shkruan lajmi.net.
Ajo përmendi edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja- meqë rast deklaroi se do duhej shpërndarë kuvendi.
“Tani ose mund gjykata të sqarojë aktgjykimin e vetë, të vij me gjykime shtesë apo munden partitë të dakordohen të konstituojnë kuvendin vetëm sa për ta shpërndarë, që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme se zgjidhje tjetër këtu s’po shoh sidomos me këtë mosbesim të thelluar.Pra mosbesim i thellë në çfarëdo procesi apo propozimi që ka ardhur nga ana jonë. Si grup parlamentar kanë qenë disa propozime për dalje nga bllokada, por në vazhdimësi është insistuar se asgjë është e pranueshme e është shkelje e Kushtetueses e. Pra pyesni partitë opozitare se a kanë reflektuar sepse kanë bërë shkelje duke mos marrë pjesë në votim për 43 herë radhazi”,shtoi ajo.
Kusari-Lila ndër të tjerash përmendi edhe pasojat që mund të vijnë pas aktgjykimit të Kushtetues që brenda 30 ditëve duhet konstituar kuvendi.
“S’mendoj se më është çështje e diskutimit, por është interpretim ligjor. Jemi të vetëdijshëm se pasojat ligjore juridike mund të pasojnë, e s’ka ndodhur që në një legjislaturë që mund t’u merret mandate. Por janë 120 deputetë që mund t’u merret mandate, mendoj se kjo është një nga pasojat e mundshme.Deputetët mund të tregojnë përmes vullneti të tyre se përmes votës janë apo nuk janë. Unë kam bërë propozim në takim me liderët, ku kategorikisht kanë refuzuar se është jo-kushtetuese dhe s’bën si e tillë. Pra çdogjë po mundohet të normohet përderisa s’kanë vullnet politik. Po mundohen ta mbushin me norma ligjore e interpretime ligjore që s’janë të sakta në fund.
Unë mendoj se të gjitha ata që referohen si të tillë duhet t’i referohen aktgjykimit të Kushtetueses, sepse askund nuk shkruan se Dehari ka bërë shkelje kushtetuese në cilindo rast”./Lajmi.net/