Kusari: Ju bëjë thirrje edhe njëherë që ata t’i thërrasin arsyes dhe të tregojnë që janë të gatshëm të reflektojnë mbi veprimin e tyre bllokues

Deputetja e Kosovës, Mimoza Kusari pas dështimit të seancës së Kuvendit të Kosovës tha se Vetëvendosje nuk është partia që po bllokon konstituimin e këtij institucioni. Kusari para mediave u bëri thirrje partive tjera të reflektojnë mbi qëndrimet e tyre, transmeton lajmi.net. “Ju bëjë thirrje edhe njëherë që ata t’i thërrasin arsyes dhe të tregojnë…

Lajme

25/04/2025 11:23

Deputetja e Kosovës, Mimoza Kusari pas dështimit të seancës së Kuvendit të Kosovës tha se Vetëvendosje nuk është partia që po bllokon konstituimin e këtij institucioni.

Kusari para mediave u bëri thirrje partive tjera të reflektojnë mbi qëndrimet e tyre, transmeton lajmi.net.

“Ju bëjë thirrje edhe njëherë që ata t’i thërrasin arsyes dhe të tregojnë që janë të gatshëm të reflektojnë mbi veprimin e tyre bllokues. Çështja e kryetarit konsensual nuk është e paraparë diku, është e paraparë që partia fituese propozon emrin e kryetarit kurse partitë tjera propozojnë emrat për nënkryetarë, mbi këto terma jemi të gatshëm të bisedojmë, kurdo që ata kanë gatishmërinë.

AAK është partia e pestë, flasim për legjitimitet politik. Ky duhet të jetë koncepti, të mos jetë kjo pjesë e pazareve, por një çështje e përfaqësimit të vullnetit të qytetarëve”, tha Kusari.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës vazhdon me 27 prill nga ora 10:00./Lajmi.net/