Kusari i reagon Pecit: Fokusohuni në punët tuaja në ministri, mediat ka kush i vlerëson
Juristja e medias, Flutura Kusari i ka reaguar ministrit në detyrë, Faton Peci, pasi ky i fundit tha “ajo çka raportohet në media, as që e marrë seriozisht, as të vërtetë”. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kusari ka kërkuar nga ministri që të merret me punët e tij dhe çështjet që i ka…

Lajme
Juristja e medias, Flutura Kusari i ka reaguar ministrit në detyrë, Faton Peci, pasi ky i fundit tha “ajo çka raportohet në media, as që e marrë seriozisht, as të vërtetë”.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kusari ka kërkuar nga ministri që të merret me punët e tij dhe çështjet që i ka me organet e drejtësisë.
“Ju njoftoj që mediat ka kush i vlerëson.Ju e keni vetëm një obligim në raport me media – të ofroni qasje në dokumente publike dhe të jepni llogari para mediave në detaje. Deri më tani jeni ndër ministrat e paktë që megjithatë keni japë llogari në media, gjë të cilën unë personalisht e vlerësoj tej mase. Sulmet ndaj mediave, nuk ju bëjnë nder dhe nuk ju ndihmojnë”, ka shkruar Kusari./
Postimi i plotë:
Përshëndetje minister Faton Peci,
e inspiruar nga deklarata juaj e sotme, të cilën nuk po e ripublikoj për të mos përsëritur fjalët që po i shpërndani, ju lus që të fokusoheni në punët tuja në ministri dhe në këto çështjet që i keni me organet e drejtësisë.
Ju njoftoj që mediat ka kush i vlerëson.
Ju e keni vetëm një obligim në raport me media – të ofroni qasje në dokumente publike dhe të jepni llogari para mediave në detaje.
Deri më tani jeni ndër ministrat e paktë që megjithatë keni japë llogari në media, gjë të cilën unë personalisht e vlerësoj tej mase. Sulmet ndaj mediave, nuk ju bëjnë nder dhe nuk ju ndihmojnë.