“Kurtit iu rrit paga” – Ligji i ri shkakton përplasje mes Muratit e Lushtakut

Një përplasje në Komisionin Parlamentar ka ndodhur sot mes Ministrit të Fincancave, Hekuran Murati dhe deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku. Shkak për këtë u bë Ligji i Pagave, dhe argumentet e kundërargumentet nëse ka pasur apo jo rritje të rrogave, shkruan lajmi.net. Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se koeficienti prej 105 eurosh, është përcaktuar…

Lajme

03/02/2023 15:01

Një përplasje në Komisionin Parlamentar ka ndodhur sot mes Ministrit të Fincancave, Hekuran Murati dhe deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Shkak për këtë u bë Ligji i Pagave, dhe argumentet e kundërargumentet nëse ka pasur apo jo rritje të rrogave, shkruan lajmi.net.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se koeficienti prej 105 eurosh, është përcaktuar në bazë të llogaritjeve nga ministria e Punëve të Brendhsme dhe organizatat buxhetore në vend.

Murati tha se paga mesatare në sektorin publik është rritur nga 620, në 730.

“Mundëson kompletimin e ligjit të pagave. Vlera e koeficientit 105 euro deri të kjo vlerë është marrë kufiri buxhetor që është vendosur nga ligji. Gjatë vitit 2022 kemi pasur rritje ekonomike. Buxheti është rritur me 105 milionë euro krahasuar me vitin paraprak. Kemi paraparë që për vitin 2024 koeficienti të rritet prej 110 euro. Shpresoj që të marr miratimin e komisionit. Në vitin 2022 paga mesatare ka qenë 620 euro, tash me këtë vlerë paga mesatare është 730 euro bruto, pra rritja është 110 euro”, tha ai.

Por ndryshe po thotë deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku. Ky tha se koeficienti prej 105 eurove nënkupton humbje shprese të punëtorëve të shtetit.

“Ne e kemi kundërshtuar këtë vlerë nga fillimi dhe kemi kërkuar që të jetë një vlerë e dinjitetshme, një vlerë prej 130 eurove për vlerë të koeficientit. Pikërisht VV-ja e ka përhapur që do të jetë një vlerë prej 120 euro prej juve është shpërndarë kjo. Pagën neto e keni prezentar në pagën bruto dhe e keni paraqit këtë, pra kjo është mashtrim. Në të gjitha rastet pagën neto e keni paraqit në bruto kjo është mashtrim i radhës që fatkeqësisht e keni lënë këtë sektor në mëshirën e juaj”.

Lushtaku tha se u janë larguar shujtat policisë dhe punëtorëve të Kuvendit u janë ulur pagat.

Ai nuk harroi ta përmendte faktin se kryeministrit Kurti i është rritur paga. /Lajmi.net/