Kurtit i shkon në zyre këshilltarja për Siguri e Joe Biden, Qeveria konfirmon takimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta ketë sot një takim të rëndësishëm në zyrën e tij.

Lajme
Siç bën të ditur Qeveria me anë të një komunikate për media, Kurti në ora 16:00 do të takohet me Elizabeth Sherwood Randall, që është këshilltare për siguri Kombëtare e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden.
Takimi do të mbahet në objektin e Qeverisë.
Paraprakisht, me delegacionin nga Shtëpia e Bardhë do të takohet edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani. /Lajmi.net/