Kurtin e zuri vona mbrëmë sërish në Mitrovicë të jugut, “sigurimi” i votave për Faton Pecin e çon çdo ditë atje

Kanë mbetur edhe pak ditë që partitë politike, në fakt kandidatët përkatës të zhvillojnë fushatën e tyre elektorale për balotazhin e 9 nëntorit. 18 komuna do të shkojnë në balotazh, pasi asnjë nga kandidatët nuk arriti që të marrë votat e mjaftueshme për të fituar garën që në start. E një nga komunat që do…

Lajme

03/11/2025 09:47

Kanë mbetur edhe pak ditë që partitë politike, në fakt kandidatët përkatës të zhvillojnë fushatën e tyre elektorale për balotazhin e 9 nëntorit.

18 komuna do të shkojnë në balotazh, pasi asnjë nga kandidatët nuk arriti që të marrë votat e mjaftueshme për të fituar garën që në start.

E një nga komunat që do të shkojë në balotazh është ajo e Mitrovicës së jugut, apo një nga garat më të rëndësishme.

Balotazhi në këtë komunë zhvillohet në mes Faton Pecit të Vetëvendosjes dhe Arian Tahirit të PDK-së.

E siç duket “frika” që Faton Peci ta humbasë këtë garë ka aktivizuar Lëvizjen Vetëvendosje të cilët thuajse çdo ditë qëndrojnë në Mitrovicë.

E ngjashëm ka vepruar kryetari i VV-së, Albin Kurti edhe mbrëmë.

Eskorta e Kurtit është parë rreth orës 01:00 duke dalë nga Mitrovica për t’iu drejtuar zyrave në Prishtinë.

Kësisoj deri në atë kohë, Kurti bashkë me Pecin kanë shkuar derë më derë duke kërkuar që të sigurohen votat për balotazhin e radhës.

Në garën e parë të zhvilluar më 12 tetor diferenca e votave në mes dy kandidatëve ishte shumë e ulët. Kësisoj herë njëri herë tjetri kalonin numrin e votave e dilnin si i pari.

Në rezultatet e fundit të dala nga Komisioni Qendror Zgjedhor rezultoi që Arian Tahiri mori 47.91% apo 15,393 vota kurse Faton Peci mori 47.78% apo 15.353 vota./Lajmi.net/