Kurti: Votimin e Qeverisë së re po synojmë në ditën e betimit të deputetëve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka thënë myftiut Naim Tërnava se në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, po synojnë betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë, si dhe votimin e Qeverisë. Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame, është pyetur nga myftiu Tërnave se a pushuan pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ndërkohë,…

Lajme

30/03/2025 11:08

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka thënë myftiut Naim Tërnava se në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, po synojnë betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë, si dhe votimin e Qeverisë.

Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame, është pyetur nga myftiu Tërnave se a pushuan pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ndërkohë, Kurit tha se pas certifikimit të rezultateve do të jetë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

“Pasi u publikuan rezultatet, është një seancë ku japim betimin. Synojmë një seancë me u zgjedh edhe kryetari, kryesia, edhe qeveria siç e kemi bërë edhe herën e kaluar në të njëjtën ditë”, tha ai.

Ndërkohë, nisi e qeshura kur Tërnava i ka Kurtit që kur ta bëjnë deputetët betimin vetëm i ec rroga

“Kur ta bëjnë betimin deputetëve veç i ecë rroga a po, Kurti:, duket që po, Ternava: deputetët t’u thënë zgjate Zot”, tha ai.