Kurti vlerëson aksionet në veri: Mirëpresim arrestimin e Radulloviq e presim dhe arrestimin e gjithë grupit të Radojiçiq

Ekzekutivi i Kosovës është mbledhur sot në mbledhjen e radhës. Ndonëse, në njoftimin për media, qeveria nuk bëri të ditur rendin e ditës, Kurt nisi deklarimin mbi disa çështje. “Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Vendi: Ndërtesa e Qeverisë – KOHA: 08:00”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. Me këtë rast kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur …

Lajme

20/04/2026 08:37

Ekzekutivi i Kosovës është mbledhur sot në mbledhjen e radhës.

Ndonëse, në njoftimin për media, qeveria nuk bëri të ditur rendin e ditës, Kurt nisi deklarimin mbi disa çështje.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Vendi: Ndërtesa e Qeverisë – KOHA: 08:00”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë rast kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur  aksionet e institucioneve të sigurisë ku u konfiskuan armë, drogë e u parandaluan disa raste të ndryshme të krimit në veri.

“Po ashtu mirëpresim arrestimin e Stefan Radulloviq lidhur me sulmin terrorist në Banjskë në shtator 2023 që kishte për qëllim aneksimin e vendit tonë dhe ku u vra heroi Afrim Bunjaku. Ky është një hap përpara vetëm kur bashkëpunëtori Radojiviq dhe grupi i tij vihen para drejtësisë në Kosovë ku do kenë gjykim të drejtë dhe fer”,deklaroi Kurti./Lajmi.net/