Kurti viziton repartin e rinovuar të Hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Prizren “Prim. Dr. Daut Mustafa”, me rastin e renovimit të repartit të Hemodializës në këtë spital. Duke parë nga afër renovimet atje, kryeministri falënderoi familjen Sope nga Zhuri i Prizrenit të cilët ishin donatorët…

Lajme

26/12/2024 12:35

Kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, sot vizitoi Spitalin e Përgjithshëm në Prizren “Prim. Dr. Daut Mustafa”, me rastin e renovimit të repartit të Hemodializës në këtë spital.

Duke parë nga afër renovimet atje, kryeministri falënderoi familjen Sope nga Zhuri i Prizrenit të cilët ishin donatorët e këtij investimi.

“Jemi sot bashkë këtu në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren “Prim. Dr. Daut Mustafa”, me rastin e renovimit të repartit të Hemodializës. Ky renovim është investim i realizuar nga familja Sope nga Zhuri i Prizrenit, si donacion në kujtim të nënës së tyre, Nuhije Sope, që ishte paciente e këtij reparti”, tha ai.

Në tërësi, renovimi është realizuar në katër faza dhe ka përmirësuar kushtet e trajtimit për pacientët dhe kushtet e punës e stafit. I gjithë investimi në këtë repart ka arritur shifrën e kostos prej 150 mijë euro.