Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovës në indekset ndërkombëtare të pasaportave. Ai e ka konsideruar vitin 2024 si “vitin e pasaportës sonë”, pasi që sipas Kurtit ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave, shkruan lajmi.net. Kurti ka shkruar në Facebook, se pasaporta e Kosovës…

Lajme

22/12/2024 19:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovës në indekset ndërkombëtare të pasaportave.

Ai e ka konsideruar vitin 2024 si “vitin e pasaportës sonë”, pasi që sipas Kurtit ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave, shkruan lajmi.net.

Kurti ka shkruar në Facebook, se pasaporta e Kosovës është në mesin e top 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh në dekadën e fundit, dhe me të sot mund të udhëtojmë në 38 vende të botës më shumë sesa në vitin e kaluar.
“Qytetarët tanë tashmë lëvizin lirshëm dhe të pa diskriminuar, pa pasur nevojë të presin para dyerve të ambasadave për të marrë vizë për udhëtime afatshkurtra në shumë shtete. Me liberalizim të vizave, me njohje të pasaportës sonë edhe nga shtete mosnjohëse, po e afrojmë Kosovën, me Evropën dhe përtej”, ka shtuar më tutje Kurti. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: