Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit në Union

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian miratuan ekipin e Ursula von der Leyen për mandatin e saj të dytë. Ndërkaq  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në platformën “X” e uroi presidenten e Komisionit të BE-së për formimin me sukses të Komisionit të ri. “Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar…

Lajme

27/11/2024 22:54

Ligjvënësit e Bashkimit Evropian miratuan ekipin e Ursula von der Leyen për mandatin e saj të dytë.

Ndërkaq  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në platformën “X” e uroi presidenten e Komisionit të BE-së për formimin me sukses të Komisionit të ri.

“Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit në Union”, shkroi ai në postim.