Kurti uron Shiroka-Pulën: Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel
Kryeministri Albin Kurti e ka përshëndetur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës, si presidente e re e Republikës së Kosovës. Në një postim, Kurti tha se tani Kosova ka institucione stabile. “Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel”…
Lajme
Kryeministri Albin Kurti e ka përshëndetur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës, si presidente e re e Republikës së Kosovës.
Në një postim, Kurti tha se tani Kosova ka institucione stabile.
“Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel” shkroi Kurti.
Ky është postimi i plotë i tij:
Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile.
Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel.
Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!
Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve!