Kurti uron kryeministrin e ri britanik: Ju dëshirojmë gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit dhe presim bashkëpunim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Keir Starmer dhe partinë laburistë në Mbretërinë e Bashkuar pas fitores në zgjedhjet e djeshme. Kurti e ka cilësuar si “fitore bindëse” dhe ka thënë se dëshiron më të mirat për udhëheqjen e re dhe se Kosova pret bashkëpunim. “Urime për Keir Starmer dhe Partinë Laburiste të Mbretërisë…

Lajme

05/07/2024 14:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Keir Starmer dhe partinë laburistë në Mbretërinë e Bashkuar pas fitores në zgjedhjet e djeshme.

Kurti e ka cilësuar si “fitore bindëse” dhe ka thënë se dëshiron më të mirat për udhëheqjen e re dhe se Kosova pret bashkëpunim.

“Urime për Keir Starmer dhe Partinë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar në fitoren dërrmuese historike mbrëmjen e kaluar. Ju dëshirojmë gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit dhe presim bashkëpunim”, ka shkruar Kurti.