Kurti uron Keith Self për postin e ri: Mezi presim të forcojmë partneritetin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Keith Self për postin e tij si kryetar i Nënkomitetit të Dhomës së Punëve të Jashtme për Evropën. Kurti përmes një postimi në “X”, ka shkruar se mezi pret që ta forcojnë partneritetin, shkruan lajmi.net. “Urime Keith Self për emërimin tuaj si Kryetar i Nënkomitetit për Evropën të…

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Keith Self për postin e tij si kryetar i Nënkomitetit të Dhomës së Punëve të Jashtme për Evropën.
Kurti përmes një postimi në “X”, ka shkruar se mezi pret që ta forcojnë partneritetin, shkruan lajmi.net.
“Urime Keith Self për emërimin tuaj si Kryetar i Nënkomitetit për Evropën të Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Mbështetja juaj për demokracinë dhe sigurinë rajonale vlerësohet shumë. Ne mezi presim të forcojmë partneritetin tonë”, ka shkruar Kurti në “X”. /Lajmi.net/
Congratulations to @RepKeithSelf on your appointment as Chairman of the House Foreign Affairs Committee’s Subcommittee on Europe. Your support for democracy, and regional security is greatly valued. We look forward to strengthening our partnership. 🇽🇰🇺🇸
— Albin Kurti (@albinkurti) January 9, 2025