Kurti uron CDU/CSU për fitoren në Gjermani: Mezi presim të thellojmë bashkëpunimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar CDU/CSU për fitoren në zgjedhjet federale të Gjermanisë. Ai ka uruar edhe specifikisht Friedrich Merz, që pritet të jetë kancelar i ardhshëm. Kurti ka shkruar në “X”, se Kosova dhe populli saj mezi presin vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani. “Urime Friedrich Merz dhe CDU/CSU për fitoren e…

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar CDU/CSU për fitoren në zgjedhjet federale të Gjermanisë.
Ai ka uruar edhe specifikisht Friedrich Merz, që pritet të jetë kancelar i ardhshëm.
Kurti ka shkruar në “X”, se Kosova dhe populli saj mezi presin vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani.
“Urime Friedrich Merz dhe CDU/CSU për fitoren e zgjedhjeve federale gjermane. Kosova dhe populli i saj presin me padurim vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë”, ka thënë Kurti.
Congratulations to Friedrich Merz and the CDU/CSU on winning the German federal election. Kosova and its people look forward to continuing and deepening our collaboration.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 24, 2025