Kurti udhëton për në Davos, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Davosit në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) mes liderëve të shumtë nga e gjithë bota. Në kuadër të WEF, Kosova do ta ketë për të dytin vit me radhë shtëpinë e saj. Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në…

Lajme

19/01/2026 15:24

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Davosit në Zvicër, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) mes liderëve të shumtë nga e gjithë bota.

Në kuadër të WEF, Kosova do ta ketë për të dytin vit me radhë shtëpinë e saj.

Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në ngjarjet dhe panelet e diskutimit që organizohen në Shtëpinë e Kosovës, krahas edhe takimeve zyrtare bilaterale me udhëheqës të lartë dhe investitorë në margjina të Forumit Ekonomik Botëror./Lajmi.net/