Kurti u takua me përfaqësues të organizatës rinore në Gjermani, flasin për rritjen e bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në ndërtesën e qeverisë të rinjtë e të rejat e organizatës rinore të SPD-së në Hessen të Gjermanisë.  Duke iu shprehur mirëseardhjen në Kosovë dhe qëndrim të frytshëm në vend kryeministri Kurti tha se Gjermania është një nga aleatët tanë më të ngushtë, dhe bashkë vijojmë të…

Lajme

16/10/2024 19:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në ndërtesën e qeverisë të rinjtë e të rejat e organizatës rinore të SPD-së në Hessen të Gjermanisë.

 Duke iu shprehur mirëseardhjen në Kosovë dhe qëndrim të frytshëm në vend kryeministri Kurti tha se Gjermania është një nga aleatët tanë më të ngushtë, dhe bashkë vijojmë të fuqizojmë lidhjet e marrëdhëniet gjersa në Gjermani punojnë, studiojnë dhe jetojnë gati 600 mijë shqiptarë, ku rreth 30.000 ndodhen pikërisht në Hessen.

 “Kryeministri trajtoi progresin ekonomik e demokratik të shtetit tonë të më shumë se tre vite e gjysmë të mandatit, duke theksuar avancimin në fusha kryesore si ekonomia apo edhe sundimi i ligjit, në kuadër të politikave socialdemokrate që ne po i zbatojmë”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se Kurti ka diskutuar edhe rreth mundësive për rritjen edhe më tej të bashkëpunimit mes dy shteteve tona. Kryeministri Kurti e falënderoi grupin për udhëtimin e tyre drejt vendit tonë, duke e cilësuar si një mundësi të mirë për ta njohur më mirë Kosovën dhe forcuar urat e bashkëpunimit. /Lajmi.net/