Kurti u drejtohet me video qytetarëve, e konsideron fitore të fuqishme: VV rikonfirmohet e para, fiton 53 mandate – para nesh kemi shumë punë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është rikonfirmuar si partia e parë me 53 deputetë. Kurti ka falënderuar qytetarët brenda vendit dhe në mërgatë për besimin e dhënë, si dhe aktivistët dhe…

Lajme

18/06/2026 13:11

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave të zgjedhjeve të 7 qershorit, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është rikonfirmuar si partia e parë me 53 deputetë.

Kurti ka falënderuar qytetarët brenda vendit dhe në mërgatë për besimin e dhënë, si dhe aktivistët dhe vullnetarët e partisë për angazhimin gjatë procesit zgjedhor, raproton lajmi.net

“Dje përfundoi procesi i numërimit të të gjitha votave. Ju falenderoj përzemërsisht për besimin e dhënë! Kjo fitore e fuqishme vjen si rezultat i mbështetjes së madhe qytetare brenda Republikës dhe në mërgatë, si dhe angazhimit të mijëra qytetarëve vullnetarë”, ka deklaruar Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Dje përfundoi procesi i numërimit të të gjitha votave. Ju falenderoj përzemërsisht për besimin e dhënë! Kjo fitore e fuqishme vjen si rezultat i mbështetjes së madhe qytetare brenda Repulikës dhe në mërgatë, si dhe angazhimit të mijëra qytetarëve vullnetarë, anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes që nuk u ndalën asnjëherë.
Rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi që nuk kishim nevojë për zgjedhje të reja, sepse rezultati nuk ka ndryshuar dhe aq. Si VETËVENDOSJE! jemi rikonfirmuar si partia e parë, me 53 deputetë, dhe tash presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve në mënyrë që të nisim punën në drejtim të formimit të institucioneve të reja, për të vazhduar punët e mira dhe projektet zhvillimore./Lajmi.net/