Kurti tregon për vendimet që janë marr sot në mbledhjen e fundit të Qeverisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka treguar sot vendimet që qeveria i ka marr sot në mbledhjen 198-të. Në mbledhje janë marr gjithsej 19 vendime. “Në mbledhjen e 198-të të Qeverisë, mes 19 vendimeve: Në mbështetje të sportistëve tanë, aprovuam programin për performancë të lartë sportive “Super Sportistët”, në vlerë prej katër milionë euro. Ndamë…

Lajme

02/04/2024 23:42

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka treguar sot vendimet që qeveria i ka marr sot në mbledhjen 198-të.

Në mbledhje janë marr gjithsej 19 vendime.

“Në mbledhjen e 198-të të Qeverisë, mes 19 vendimeve:

Në mbështetje të sportistëve tanë, aprovuam programin për performancë të lartë sportive “Super Sportistët”, në vlerë prej katër milionë euro.

Ndamë edhe katër milionë euro shtesë për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë për katër komunat veriore.

Miratuam:

– Projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore;

– Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028;

– Planin Strategjik për Zhvillimin e Sistemit të Informimit Shëndetësor 2024-2030;

– Deklaratën e Prioriteteve Afatmesme të Qeverisë 2025-2027;

– Koncept-dokumentin për Fushën e Aviacionit Civil; si dhe

– Koncept-dokumentin për Produktet për Mbrojtjen e Bimëve.

Themeluam:

– Këshillin për Siguri në Trafikun Rrugor; si dhe

– Grupin Punues Ndërinstitucional, për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në EXPO 2025 në Osaka të Japonisë.

Dërguam në Kuvend tri projektligje për ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare me:

– Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Trajtimit të Ujërave të Zeza në Ferizaj;

– Bashkimin Evropian për Programin IPA 2020; si dhe

– Qeverinë e Republikës së Turqisë për Marrëveshjen Kornizë Ushtarake.

Aprovuam:

– Udhëzimin Administrativ për Parandalimin dhe Ndalimin e Formave të Rrezikshme të Punës së Fëmijëve në Kosovë; dhe

– Rregulloren për Stemën dhe Vulën e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm dhe Organeve Inspektuese si dhe për Dokumentin e Identifikimit të Inspektorëve të Republikës së Kosovës.

Miratuam vendimin përfundimtar për shpronësim shtesë për pronat të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.”