Kurti tregon kompromiset që iu ofroi: Albulena Haxhiu votohet vetëm njëherë me votim të fshehtë dhe votim në pako për kryetaren dhe nënkryetarët

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar sot për media pas takimit me liderët e partive të tjera politike. Ai ka thënë se formimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e të gjithë deputetëve të zgjedhur të 9 shkurtit dhe sipas tij kjo është e paraparë me nenin 67 të Kushtetutës së Kosovës. .…

Lajme

28/06/2025 19:45

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar sot për media pas takimit me liderët e partive të tjera politike.

Ai ka thënë se formimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e të gjithë deputetëve të zgjedhur të 9 shkurtit dhe sipas tij kjo është e paraparë me nenin 67 të Kushtetutës së Kosovës. .

“Gjykata Kushtetuese përmes aktgjykimit të saj ka theksuar që nuk zgjedh mosmarrëveshjet politike mes rgupeve parlamentare, dhe pikërisht për këtë ne u mblodhëm që ta zgjidhim. Gjithashtu, ka përmendur tre togfjalësha interesant, besim, konsultim konstruktiv dhe kompromis, me fjalë të tjera provojeni njëherë koncensusin nëse nuk keni koncensus bëjeni kompromisin dhe kjo do të bëhet me mirëbesim dhe konsultim kompromis. Ne e bëmë edhe konsultimin konstruktiv, edhe bashkëpunimin mirëbesim por u pa që koncensus nuk ka ndërsa sa i përket kompronisit ne kemi lëvizur. Unë si kryetar i VV-së, subjektit më të madh, kamofruar dy opsione kompromisi në emër të LVV-së“, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar dy kompromiset që i ka ofruar.

“Kompromisi ynë i parë është që në rast të votimit të fshehtë nëse nuk i merr 61 vota Albulena Haxhiu, ajo tërhiqet unë e respektoj si vendim personal. Me votim të fshehtë AlbulenaHaxhiu do të votohet vetëm njëherë. Ne kemi lëvizur me qëndrimin e para të enjtes. Kompromisi i dytë që e shpreha sot ishte ta bëjmë një marrëveshje politike lidhur me nenin 67 e që është marrëveshje politike në lidhje me kryetarin dhe nënkryetarët e nëse kurqysh nuk e dojnë votimin e fshehtë, le ti dërgojnë të deleguarit e tyre për votim të fshehtë që mund ta rrëzojnë me votë sepse procesi ka mbetur në gjysmë, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/