Kurti tregon çka diskutoi me Sorensenin: Kërkova më tepër mirënjohje për shtetin e Kosovës për përfshirjen e serbve në institucione

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media në lidhje me takimin e tij me emisarin i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Ai ka thënë se takimi me Sorensenin ishte i gjatë, ku ka thënë se diskutuan mbi gjendjen e komuniteteve në Kosovë, sidomos atë serb. Kurti ka thënë se e…

Lajme

06/08/2025 14:37

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media në lidhje me takimin e tij me emisarin i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Ai ka thënë se takimi me Sorensenin ishte i gjatë, ku ka thënë se diskutuan mbi gjendjen e komuniteteve në Kosovë, sidomos atë serb.

Kurti ka thënë se e ka njoftuar që nuk do të harrojnë asnjëherë të drejtat që kanë komuniteti serb, duke përmendur ulëset e tyre në Kuvend, gjuhën serbe si gjuhë zyrtare si dhe numrin e madh të serbëve të përfshirë në institucionet tona.

“Në katër komunat veriore në Kosovë, janë rreth 100 serbë të rinj të cilët janë punësuar, pasi që kryetarët atje janë shqiptarë. Katër kryetarët shqiptarë të komunave atje e kanë nënkryetarin serb dhe kanë drejtorë serb, dhe unë kërkova më tepër mirënjohje për shtetin e Kosovës sepse nuk ka asnjë incident në mes punëtorëve serbë e shqiptarë në veri. Më shumë se 2 vjet që punojnë bashkë e s’ka asnjë incident. 432 biznese janë hapur nga 1 janari i vitit të kaluar, rreth 800 janë punësuar përmes programit Qeveria për Familjen e çfarë do që po bëjmë ne është në fakt në funksion të integrimit të serbëve e s’është shkelje e marrëveshjes së aneksit por është në përputhje me to, megjithatë edhe është në përputhje me to por e kundërta vlen për Serbinë që nuk e respekton marrëveshjen dhe e shkel atë”, ka thënë Kurti para mediave. /Lajmi.net/