Kurti thotë se nuk dihet çfarë do të ndodh pas përfundimit të afatit kohor nga Kushtetuesja: Ne do të duhej të merreshim vesh, por nuk u morëm

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila iu ka dhënë afat 30 ditë për të konstituuar Kuvendin, afat i cili përfundon këtë fundjavë. Ai ka thënë se në këtë aktgjykim thuhet se në pikën 124 ka një mospërputhjes mes gjuhës angleze dhe…

Lajme

21/07/2025 16:14

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, e cila iu ka dhënë afat 30 ditë për të konstituuar Kuvendin, afat i cili përfundon këtë fundjavë.

Ai ka thënë se në këtë aktgjykim thuhet se në pikën 124 ka një mospërputhjes mes gjuhës angleze dhe gjuhës shqipe në Kushtetutë, dhe se do të duhej brenda 30 ditëve të përmbyllet seanca konstituive.

“‘Por meqenëse nuk e keni ditur”, pak a shumë kështu thotë Gjykata Kushtetuese atëherë ja i keni edhe 30 ditë të tjera, këto skadojnë këtë fundjavë. Por, Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë çka ndodh nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda 30 ditëve. Unë mendoj se nuk ka pasur se si të thotë se çka ndodh, sepse ajo ka thënë diçka që është e arsyes së shëndoshë nga vetë Kushtetuta për mosmarrëveshje politike midis grupeve parlamentare nuk është adresë gjykata, por tryeza e partive. Pra, ne do të duhej që të merreshim vesh, por ne nuk o morëm vesh dhe nuk e di çfarë do të ndodh pas 30 ditësh dhe nuk kemi marrë asnjë indikacion nga ata që thanë se i keni 30 ditë”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu ka thënë se ata duhet të qeverisin sepse kanë punë të shumta.

“Ndërkohë, ne duhet të qeverisim, sepse i kemi kompetencat e kufizuara, por punët i kemi të shumta. Nuk jemi duke punuar më pak, ndonëse kemi më pak kompetenca dhe në përputhje me nenin 31 të ligjit për qeverinë po punojmë vazhdimisht me të gjithë ministrat në detyrë”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/