Kurti thërret mbledhje të Qeverisë me t’u kthyer nga Amerika
Njoftohet se sot, Qeveria e Kosovës do të mbajë një mbledhje, e cila do të zhvillohet menjëherë pasi që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u kthye nga një vizitë që kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme
Ky njoftim është bërë përmes një komunikate për media nga zyra e kryeministrit, kur shtohet se mbledhja do të fillojë nga ora 14:00, raporton lajmi.net.
Duhet shtuar se Kurti kohëve të fundit është përballur me kërkesa të shumta nga diplomatët amerikanë që t’i rikthehet dialogut me Serbinë.
Po ashtu, njëri nga këta diplomatë, më saktësisht Chris Murphy, siç ka deklaruar vetë senatori, ia ka bërë me dije Kurtit, që Kosovës i duhet të arrijë një marrëveshje me Serbinë në mënyrë që të anëtarësohet në NATO dhe BE.
Ndërsa më herët gjatë ditës, Kurti, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në Kompleksin Memorial në Marinë.
Kjo vizitë e tij në Marinë, u bë në 23 vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra. /Lajmi.net/