Kurti tha se opozita po bën shkelje të Kushtetues duke mos votuar, Lushaku ia përmend disa prej shkeljeve të tij
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha sot se opozita po bën shkelje të Kushtetutës duke mos marrë pjesë në votim në Kuvend, e ndaj kësaj deklarate të tij ka reaguar deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se vet Kurti e ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, pa…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha sot se opozita po bën shkelje të Kushtetutës duke mos marrë pjesë në votim në Kuvend, e ndaj kësaj deklarate të tij ka reaguar deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se vet Kurti e ka uzurpuar zyrën e Kryeministrit, pa pasur shumicë parlamentare dhe jashtë çdo norme kushtetuese.
Lushaku-Sadriu ka thënë se Kurti e quan mosbindjen e deputetëve ndaj vullnetit të tij personal ‘shkelje të Kushtetutës’ dhe sipas saj kjo është logjika e një njeriu që e sheh veten mbi ligjin dhe mbi Kushtetutën.
Ajo ka numëruar disa raste ku Kurti dhe Qeveria e tij kanë shkelur Kushtetutën, shkruan lajmi.net.
“Ja disa raste flagrante:
1. Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës
2. Ndërhyrja në komunën e Kamenicës për reformën në arsim
3. Ligji për zyrtarët publik
4. Ligji për pagat
5. Ligji për masat e përkohshme në treg
6. Shkarkimi i Bordit të RTK-së
7. Shkarkimi i Këshillit Mbikëqyrës të Shërbimit Civil
8. Shkarkimi i anëtares së Bordit të OSHP-së
9. Ligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
10. Ligji për Këshillin Mbikëqyrës të Shërbimit Civil
Nuk ka kushte më të rënda për demokracinë se kur një Kryeministër në detyrë e përdor Kushtetutën si vegël pushteti”, ka shtuar ajo. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: