Kurti tha se mund të bëhen me 65 deputetë, Bytyqi i PDK-së tallet keq me këtë deklaratë

Albin Kurti, gjatë së dielës deklaroi se mund të bëhen me 65 deputetë, e kjo deklaratë e tij, u komentua nga zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

Lajme

27/12/2020 12:42

Gjatë së dielës, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes, kreu i këtij subjekti politik, Albin Kurti, deklaroi se në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare mund të bëhen me 65 deputetë, shkruan lajmi.net.

Lexo edhe: 

Kurti: Kemi gjasa të bëhemi më shumë se 65 deputetë

E kjo deklaratë e Kurtit, u komentua nga zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi.

Bytyçi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka ironizuar me Albin Kurtin dhe me Besnik Bislimin rreth përqindjeve të sondazheve që po i publikojnë e përfolin.

“Koment: E kam përshtypjen se Albini me bashkë-partiakët është në garë se kush po e ngrit % më lart. Vetëm se është mirë se kur ta thonë një të pavërtetë, së paku t’i përsërisin shifrat e njëjta”, ka shkruar ndër të tjerash Bytyçi.

Reagimi i plotë i Bytyçit, pa ndërhyrje:

Albin Kurti po thotë se partia e tij do t’i marr 2/3 e votave në këto zgjedhje. Pra, nëse 800 mij qytetarë do të votonin, përafërsisht sa ishin në zgjedhjet e kaluara.

Sipas Albinit, dikund 600mij (530.33 ma sakt) vota do t’i merr partia e tij.

Koment: E kam përshtypjen se Albini me bashkë-partiakët është në garë se kush po e ngrit % më lart. Vetëm se është mirë se kur ta thojnë një të pavërtetë, së paku t’i përsërisin shifrat e njëjta.

50% nuk janë 55 deputetë

2/3 nuk janë 55 deputetë

2/3 nuk janë 50%

2/3 janë 66.66%, dhe si e tillë nuk janë 55 deputetë, e 55 deputetë nuk jane 50%. /Lajmi.net/

Albin Kurti po thotë se partia e tij do t’i marr 2/3 e votave në këto zgjedhje. Pra, nëse 800 mij qytetarë do të…

Posted by Avni Bytyçi on E Diele, 27 Dhjetor 2020