Kurti tha se 171 mjekë gjatë vitit 2025 u kthyen nga Evropa në Kosovë, Tahiri ia liston tri familjare të tij që po punojnë në Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pak ditë më parë ka deklaruar se 171 mjekë janë kthyer në Kosovë gjatë vitit 2025. Në lidhje me këtë, Tahiri ka thënë se ikja e personelit shëndetësor në Gjermani dhe në Zvicër nuk është më sekret. “Shiheni në shoqërinë familjen tuaj dhe e gjeni nga një person. Kusherira ime,…

Lajme

09/11/2026 12:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pak ditë më parë ka deklaruar se 171 mjekë janë kthyer në Kosovë gjatë vitit 2025.

Në lidhje me këtë, Tahiri ka thënë se ikja e personelit shëndetësor në Gjermani dhe në Zvicër nuk është më sekret.

“Shiheni në shoqërinë familjen tuaj dhe e gjeni nga një person. Kusherira ime, doktoreshë Rina është në Gjermani, e doktoresha shumë e mirënjohur Zana Luci është në Gjermani. Unë nuk po e di asnjë emër që ka ardh dhe po punon në Kosovë. Nuk po e di, qef kisha pas, por kërkoj nga kryeministri të na tregoj listën e 171 vetave. Kur ta postoj ai listën, unë e publikoj atë që janë larguar nga vendi. Tjetra kushërirë Vlera Ymeri po punon si infermiere në Gjermani”, ka thënë Tahiri. /Lajmi.net/