Kurti: Tash kam shumë më shumë punë- unë shkrova edhe letra për takim e bashkëpunim, por s’pati sukses

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qëndruar sot në Podujevë, meqë rast është deklaruar për zhvillimet politike në vend. Kurti tha se ka qenë pikërisht ai që ka shkruar letra për t’u takuar me liderët e partive politike, në frymën e bashkëpunimit – duke folur këto për rastin kur ka këmbëngulur për takime e koalicion…

Lajme

08/08/2025 10:49

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qëndruar sot në Podujevë, meqë rast është deklaruar për zhvillimet politike në vend.

Kurti tha se ka qenë pikërisht ai që ka shkruar letra për t’u takuar me liderët e partive politike, në frymën e bashkëpunimit – duke folur këto për rastin kur ka këmbëngulur për takime e koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Jam unë që kam shkruar letra për t’u takuar e për të bashkëbiseduar në frymë bashkëpunimi e me konsulta konstruktiv por deri më tani s’kemi pasur sukses.Është dëm që nuk është konstituar kuvendi në mënyrë që të themelohet qeveria e re, ndërkohë unë i kam kompetenca te kufizuara sipas ligjit për qeverinë por për besë s’kam më pak punë se sa më herët”,deklaroi Kurti, shkruan lajmi.net.

Ai theksoi po ashtu se tani ka edhe më tepër punë- ani pse është kryeministër në detyrë.

“Kam më shumë punë e tash po afrohen edhe zgjedhjet lokale, e të dhënat tregojnë se edhe qarkullimi i bizneseve e fitimi i korporatave e rritja ekonomike në Kosovë është .Kosova është stabile e po përparon, por Kosova nuk ka Kuvend”.

Kurti deklaroi se edhe pas këshillës nga Gjykata Kushtetuese që partitë politike të merren vesh, PDK dhe LDK kanë dorëzuar lëndë të reja në këtë gjykatë.

“Ne kemi ofruar dy kompromise. I pari ka qenë që, nëse me votim të fshehtë nuk zgjidhet Albulena Haxhiu, ne do të sjellim një emër tjetër. Kompromisi i dytë ka qenë që të merremi vesh për një paketë ku përfshihen kryetari dhe nënkryetarët. Ne kemi bërë hapa – nuk ka pasur hapa nga pala tjetër. Kur Gjykata, përmes një vendimi paraprak, na ka thënë se marrëveshjet politike duhet të arrihen mes grupeve parlamentare, sepse ajo nuk zgjidh mosmarrëveshjet politike, menjëherë dy parti e dërguan çështjen në Kushtetuese. Nëse Gjykata thotë: “Uluni dhe merruni vesh”, ti nuk shkon të dorëzosh lëndë në Gjykatë. LDK dhe PDK menjëherë kanë shkuar në Gjykatë, sikur të mos kishte pasur fare një vendim paraprak”, deklaroi Kurti./Lajmi.net/