Kurti takon sekretarin gjerman të shtetit, thotë se folën për zhvillimin ekonomik në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka takuar Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans George-Engelke. Takimi është realizuar në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Në këtë takim, Kurti ka pranuar urimet nga George-Engelke për formimin e qeverisë së re “Gjatë takimit u theksua zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik i…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka takuar Sekretarin e Shtetit për Punë të Brendshme të Gjermanisë, Hans George-Engelke.
Takimi është realizuar në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Në këtë takim, Kurti ka pranuar urimet nga George-Engelke për formimin e qeverisë së re
“Gjatë takimit u theksua zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik i shtetit tonë, ndërsa pjesë e bashkëbisedimit ishin edhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, edhe në fusha si siguria dhe lufta kundër krimit. U diskutuan edhe çështje që ndërlidhen me qytetarët e Republikës së Kosovës në diasporë, përfshirë trajtimin e statusit të tyre shtetëror, një çështje tashmë e qartësuar dhe rregulluar në mënyrë që ata të mos konsiderohen më si shtetas të Serbisë, ndonëse ende ka raste me problematika të ngjashme”, ka njoftuar ZKM. /Lajmi.net/