Kurti takon Prattipatin, flasin për zhvillimet në vend dhe rajon
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipatin. Bëhet e ditur se gjatë takimi u shkëmbyen këndvështrime rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, me theks në çështjet e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik. “Kryeministri Kurti vlerësoi lartë vendimin e fundit të vendeve të NATO-s…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar të ngarkuarën me punë në Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipatin.
Bëhet e ditur se gjatë takimi u shkëmbyen këndvështrime rreth zhvillimeve aktuale në vend dhe rajon, me theks në çështjet e sigurisë dhe zhvillimit ekonomik.
“Kryeministri Kurti vlerësoi lartë vendimin e fundit të vendeve të NATO-s për rritjen e buxhetit për mbrojtje, të miratuar gjatë samitit të fundit në Hagë me 25 qershor 2025, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për sigurinë kolektive”.
“U theksua gjithashtu rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, shtimit të shkëmbimeve tregtare dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Në këtë kontekst, kryeministri mirëpriti mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit me Korporatën e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), duke përfshirë edhe mbështetjen për projekte të rëndësishme në sektorin privat”, thuhet në njoftim.
Tutje, Kurti thuhet se shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe ritheksoi përkushtimin e plotë për avancimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.