Kurti takon oficerin e lartë në pension të ushtrisë së Shqipërisë dhe ish-komandantin e UÇK-së, Adem Shehi
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim oficerin e lartë në pension të Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë dhe ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Shehi, i cili më herët gjatë ditës u nderua me dekoratën “Urdhri i Lirisë” nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Në…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim oficerin e lartë në pension të Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë dhe ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Shehi, i cili më herët gjatë ditës u nderua me dekoratën “Urdhri i Lirisë” nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Në këtë takim, në Ditën e Çlirimit të Kosovës, kryeministri në detyrë Kurti e uroi Shehin për dekoratën dhe e falënderoi për kontributin e jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare, nga stërvitjet e vullnetarëve deri tek angazhimi në vijën e frontit.
Gjatë luftës në Kosovë, në fshatin Farkë të Tiranës, Adem Shehi kishte stërvitur grupet e vullnetarëve, të cilët më pas iu bashkuan radhëve të UÇK-së. Ndërkaq, më 1999 kishte lënë familjen duke u vendosur në frontin e luftës, si pjesë e Brigadës 153 “Hyzri Talla” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Llapit. E, po ashtu, kishte vazhduar të stërviste ushtarët në qendrën në fshatin Zllash të Prishtinës.