Kurti takon komandantin e KFOR-it, në fokus situata e sigurisë dhe bashkëpunimi me NATO-n
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutaş, ku është diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it. Sipas një komunikate të Zyrës së Kryeministrit, takimi u zhvillua në kuadër…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutaş, ku është diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, si dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.
Sipas një komunikate të Zyrës së Kryeministrit, takimi u zhvillua në kuadër të konsultimeve të rregullta dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet në fushën e sigurisë, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës, institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it, me qëllim të ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët.
Në komunikatë thuhet se kryeministri në detyrë Albin Kurti e vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm me KFOR-in, duke shprehur gatishmërinë e Qeverisë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me misionin e NATO-s.
Po ashtu, Kurti e falënderoi komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, për kontributin e dhënë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet e Republikës së Kosovës në ruajtjen e sigurisë në vend. /Lajmi.net/