Kurti takon Beqiroviqin dhe Komshiqin në Sarajevë, ZKM: Theksoi rëndësinë ratifikimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë nga Procesi i Berlinit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi ka takuar sot në Sarajevë Denis Bećirović, anëtarin boshnjak të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, njëherësh Kryetarin e Presidencës dhe Željko Komšić, anëtarin kroat të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Në dy takime të njëpasnjëshme në ndërtesën e Presidencës, u diskutua për marrëdhëniet…
Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi ka takuar sot në Sarajevë Denis Bećirović, anëtarin boshnjak të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, njëherësh Kryetarin e Presidencës dhe Željko Komšić, anëtarin kroat të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.
Në dy takime të njëpasnjëshme në ndërtesën e Presidencës, u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për të rritur bashkëpunimin tregtar, me ç’rast u shqyrtua mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët ekonomik, dhe për të shtuar shkëmbimet në kulturë dhe edukim. Kryeministri theksoi se njoftimi i Qeverisës së Republikës së Kosovës sipas së cilit nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pra më pak se një muaj, qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës do të mund të udhëtojnë drejt Kosovës me letërnjoftime, do të kontribuojë shumë në rritjen e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, theksoi rëndësinë që edhe Bosnja dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen e mobilitetit për lëvizje të lirë e dalë nga Procesi i Berlinit, në mënyrë që përfitimet nga lëvizja e lirë të jenë të dyanshme.
Gjatë takimeve, u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vendet respektive dhe në rajon, dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal veçanërisht në kuadër të Procesit të Berlinit me qëllim integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në përballje me ndikimet e jashtme keqdashëse.
Kryeministri Kurti falënderoi z.Bećirović dhe z.Komšić për mikpritjen në Sarajevë dhe bisedën e hapur dhe produktive. Ndaj kryeministrit, u shpreh mirënjohje për reagimin e shpejtë dhe ndihmën financiare që Republika e Kosovës kishte dhënë në përballje me përmbytjet tragjike në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë muajit tetor, dhe për shpalljen e 11 Korrikut si Ditë Përkujtimore të Gjenocidit të Bosnje dhe Herecegovinës.
Pas takimeve në Presidencës, kryeministri do të vijojë vizitën me takime në Këshillin e Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Fotografi nga takimet: