Kurti takon ambasadorin suedez, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin dhe kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Përmes një postimi në Facebook, Kurti kujtoi se me ambasadorin Westerlund njihen prej shumë vitesh, duke theksuar se…

Lajme

24/07/2026 20:29

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin dhe kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti kujtoi se me ambasadorin Westerlund njihen prej shumë vitesh, duke theksuar se takimi i tyre i parë kishte ndodhur në verën e vitit 1998 në Suedi, kur ai përfaqësonte unionin e studentëve dhe Kosova kërkonte mbështetjen e botës demokratike për t’i shpëtuar spastrimit etnik dhe gjenocidit të regjimit serb.

Kurti vlerësoi rolin e Suedisë në mbështetjen e Kosovës gjatë periudhave më të vështira, duke theksuar se populli i Kosovës mbetet përherë mirënjohës për këtë përkrahje.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, mundësitë që vendi ofron për investitorët suedezë, si dhe për procesin e integrimeve euro-atlantike të Kosovës./Lajmi.net/