Kurti takoi udhëheqësit e Konferetakncës ImpactCEE nga Polonia
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar udhëheqësit e Konferencës ImpactCEE nga Polonia, Presidentin Krystian Wolak, Zëvendëspresidenten Joanna Kasprowicz dhe Zyrtaren Kryesore të Përmbajtjes, Marta Liberska, të cilët u shoqëruan nga Ambasadori i Kosovës në Poloni, Drilon S. Gashi. Konferenca ImpactCEE është e konferenca e tretë më e madhe në Europë…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar udhëheqësit e Konferencës ImpactCEE nga Polonia, Presidentin Krystian Wolak, Zëvendëspresidenten Joanna Kasprowicz dhe Zyrtaren Kryesore të Përmbajtjes, Marta Liberska, të cilët u shoqëruan nga Ambasadori i Kosovës në Poloni, Drilon S. Gashi.
Konferenca ImpactCEE është e konferenca e tretë më e madhe në Europë pas konferencës në
Davos dhe Konferencës së Sigurisë së Mynihut.
Udhëheqësit e ImpactCEE, të cilët kishin krijuar organizatën para 10 vitesh, shprehën mirënjohjen e tyre për pjesëmarrjen e kryeministrit në konferencën e sivjetme, që u mbajt në muajin maj 2025. Ata shprehën dëshirën për vazhdimin e bashkëpunimit me kryeministrin, në edicionet e ardhshme të konferencës si në Poloni (konferenca kryesore) ashtu edhe në Rumani.
Bashkëbiseduan për rëndësinë e mbështetjes së vlerave demokratike e evropiane dhe të bashkëpunimit ekonomik dhe atë në fushën e investimeve Kosovë-Poloni. Ata u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin për këto qëllime.
Kryeministri Kurti falënderoi delegacion për vizitën dhe u uroi qëndrim sa më të këndshëm në Kosovë.