Kurti takoi një hoxhë në Rahovec, PZAP e dënoi me tre mijë euro
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka shqiptuar një gjobë prej tre mijë eurosh Lëvizjen Vetëvendosje. Ky dënim për Lëvizjen Vetëvendosje ka ardhur, pasi i pari i kësaj partie njëherit edhe kryeministër i Kosovës Albin Kurti është takuar me një hoxhë gjatë një tubimi elektoral në Rahovec. I njëjti ishte edhe i punësuar në një…
Lajme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka shqiptuar një gjobë prej tre mijë eurosh Lëvizjen Vetëvendosje.
Ky dënim për Lëvizjen Vetëvendosje ka ardhur, pasi i pari i kësaj partie njëherit edhe kryeministër i Kosovës Albin Kurti është takuar me një hoxhë gjatë një tubimi elektoral në Rahovec.
I njëjti ishte edhe i punësuar në një organizatë fetare, shkruan lajmi.net.
“Subjektit Politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 3 mijë euro”, thuhet në vendimin e PZAP-së.