Kurti takoi emisarin e ri norvegjez për Kosovën, Eirik Nestas Mathisen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim emisarin e ri special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen, me të cilin ka diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve bilaterale, çështje rajonale dhe tema me interes të përbashkët. Kurti vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë…

Lajme

14/11/2024 19:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim emisarin e ri special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen, me të cilin ka diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve bilaterale, çështje rajonale dhe tema me interes të përbashkët.

Kurti vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, duke thënë se marrëveshja tregtare me vendet e EFTA-s, paraqet mundësi të reja për thellimin e marrëdhënieve tregtare dhe raporteve bilaterale.

Ai ofroi bashkëpunim të ngushtë emisarit të ri Mathisen dhe falënderoi emisarin e deritanishëm norvegjez, Haakon Blankenborg, për kontributin e deritanishëm, duke i uruar suksese në angazhimet e ardhshme.