Kurti takohet sërish me Abdixhikun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Takimi po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare lidhur me temat që po diskutohen mes dy liderëve politikë, raporton lajmi.net…

Lajme

03/03/2026 10:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Takimi po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare lidhur me temat që po diskutohen mes dy liderëve politikë, raporton lajmi.net

Ky takim vjen në një periudhë të zhvillimeve të rëndësishme politike në vend, teksa partitë parlamentare janë duke intensifikuar komunikimet dhe konsultimet./Lajmi.net/