Kurti takohet në SHBA me përfaqësues të rrjetit social LinkedIn

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përgjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka mbajtur takim me drejtues të rrjetit social LinkedIn.

Lajme

10/05/2022 09:06

Një takim të këtillë e ka njoftuar vetë kryeministri në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, duke shtuar se në takim me ta është biseduar për rrethanat e investimeve të kësaj kompanie në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Potenciali i rritjes së lartë të peizazhit të IT në Kosovë, ofron një klimë veçanërisht të favorshme investimi për kompanitë e teknologjisë amerikane. Kjo, nga ana tjetër, do të sigurojë vende të reja pune me cilësi të lartë për njerëzit tanë, ashtu siç thashë gjatë një takimi me drejtuesit e LinkedIn”, ka deklaruar Kurti në ‘Twitter’. /Lajmi.net/