Kurti takohet me Zijadin Selën, flasin për formimin e institucioneve dhe rrugët e reja që lidhin Kosovën me RMV
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare njëherit edhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Sela. Duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin Sela për vizitën. “Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet dhe aktualitetet në Kosovë, me theks përgatitjet për…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare njëherit edhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Sela.
Duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin Sela për vizitën.
“Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet dhe aktualitetet në Kosovë, me theks përgatitjet për procesin e konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Republikës, formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit ose presidentes. Po ashtu, krahas zhvillimeve dhe aktualiteteve në Maqedoninë e Veriut, temë e takimit ishin projektet e rëndësishme infrastrukturore ndërmjet dy shteteve, si rruga Prizren – Tetovë dhe ajo Bllacë – Shkup”, ka njoftuar ZKM. /Lajmi.net/