Kurti takohet me Walker, biseduan për zhvillimet e fundit në vend dhe rezultatet e zgjedhjeve
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së dhe bashkëshorten e tij. ZKM derisa ka njoftuar për këtë takim ka thënë se biseduan për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet e zgjedhjeve, punën e institucioneve dhe sfidat e vendit e të rajonit. “Kryeministri…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së dhe bashkëshorten e tij.
ZKM derisa ka njoftuar për këtë takim ka thënë se biseduan për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet e zgjedhjeve, punën e institucioneve dhe sfidat e vendit e të rajonit.
“Kryeministri u shpreh si gjithmonë i lumtur që ta takojë e të bashkëbisedojë me ambasadorin Walker, të cilin e falënderoi për rolin e tij historik për popullin tonë dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë”, ka njoftuar ZKM. /Lajmi.net/