Kurti takohet me të rinjtë e VV-së, flitet për zyrat, edukimin, filmat e librat që kanë lexuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar sot të rinjtë e Lëvizjes Vetëvendosje. Në një njoftim në Facebook, nga VV është thënë se “zyrat tona nëpër secilin qytet duke shërbyer si infrastrukturë edukimi, ku të rinjtë janë takuar për të parë filma e për të diskutuar mbi libra te lexuar, por edhe si hapësira mendimi…

Lajme

09/10/2022 23:39

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar sot të rinjtë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një njoftim në Facebook, nga VV është thënë se “zyrat tona nëpër secilin qytet duke shërbyer si infrastrukturë edukimi, ku të rinjtë janë takuar për të parë filma e për të diskutuar mbi libra te lexuar, por edhe si hapësira mendimi e veprimi ku ka pasur angazhim politik”.

E pikërisht sot, i pari i VV-së, Kurti ndau pak kohë për t’i takuar disa të rinj, ku ndër të tjerash u tha se rinia vazhdon të jetë forca lëvizëse brenda organizatës me aktivitete të shumta dhe kreative.

Postimi i plotë:

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, bashkë me Kryetarin e Rinisë për VETËVENDOSJE!, Behar Jashari, në takim e parë pas zgjedhjeve të brendshme organizative, pritën asamblistët dhe deputetët e LV-së që janë njëkohësisht edhe anëtarë të RVV-së.

Rinia vazhdon të jetë forca lëvizëse brenda organizatës me aktivitetet e shumta dhe kreative që ajo organizon. Zyrat tona nëpër secilin qytet duke shërbyer si infrastrukturë edukimi ku të rinjtë janë takuar për të parë filma e për të diskutuar mbi librat e lexuar, por edhe si hapësira mendimi e veprimi ku ka pasuar angazhimi politik, kanë bërë që rinia përherë ta frekuentoj Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Tash, me mjete më të mëdha, e me një numër kaq të lart të anëtarësisë, është koha që të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me rininë nëpër qytetet tona, t’i plotësojmë dhe shtojmë tutje. Këtë detyrë tashmë e ka marrë organizata Rinia për VETËVENDOSJE! që ka strukturën e saj të shtrirë nëpër secilën Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë./Lajmi.net/