Kurti takohet me Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, flasin për iniciativa me interes të përbashkët
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, të cilin e uroi për pozitën e re dhe i shprehu mirëseardhjen në vendin tonë. Në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët. Qeveria…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, të cilin e uroi për pozitën e re dhe i shprehu mirëseardhjen në vendin tonë.
Në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët.
Qeveria e Republikës së Kosovës punon ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.
Kryeministri Kurti e falënderoi Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk për bisedën e takimin e sotëm duke theksuar e vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së ndaj shtetit tonë.